Ish-ndihmësi akuzon qeverinë e Britanisë për dështim të përgjigjes ndaj COVID-19

Ish-këshilltari kryesor i kryeministrit britanik Boris Johnson akuzoi qeverinë për dështimin “katastrofal” ndaj publikut duke reaguar ngadalë rreth përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

Akuzat e Dominic Cummings dolën nga dëshmitë e tij në një komision parlamentar duke parë se çfarë mësimesh mund të nxirren nga gabimet e bëra gjatë pandemisë COVID-19 pasi më shumë se 170.000 vdekje u regjistruan në vend, duke e bërë të parin për nga numri i vdekjeve në Evropë.

Ai tha se qeveria nuk bëri gjithçka në mundësitë e saj në muajit e parë të vitit 2020, kur kishin filluar të hynin raportet e para të shpërthimit të koronavirusit të ri.

Cummings u tha deputetëve se Johnson e pa COVID-19 si “një histori të frikshme” në shkurt 2020 dhe ai e krahasoi atë me shpërthimin e gripit të derrit.

Ai tha: “Kryeministri e përshkroi atë si gripi i ri i derrit, unë sigurisht i thashë se nuk ishte”.

“Qeveria dhe kryeministria nuk po vepronin në bazë të luftës në shkurt. Shumë njerëz po skijonin në kuptim e plotë të fjalës. Ashtu si në testim edhe në mbrojtje, nuk kishte asnjë plan”, tha ai.

Cummings u tha anëtarëve të komitetit se qeveria “dështoi ndaj publikut” kur qytetarët kishin më shumë nevojë dhe u kërkoi falje familjeve të viktimave të COVID-19 që vdiqën në fazat e hershme të pandemisë.

“E vërteta është se ministrat, zyrtarët e lartë dhe këshilltarët si unë, ranë në mënyrë katastrofale përpara standardeve që publiku ka të drejtë të presë nga qeveria e tij në një krizë si kjo”, tha Cummings.

“Kur publiku kishte më shumë nevojë për ne, qeveria dështoi. Unë dua të kërkoj falje për të gjitha ato familje që humbën të dashurit e tyre”, shtoi ai.

Ai tha se “pendohet thellësisht” që nuk ka dhënë këshilla për veprime më të forta.

Cummings kishte shkaktuar një zemërim të madh publik për shkak të udhëtimit të tij në Qarkun Durham dhe Barnard Castle në fund të marsit 2020 ndërsa vendi ishte në bllokim të plotë dhe u ndaluan udhëtimet mes qyteteve.

Cummings u pushua nga Johnson në 14 nëntor 2020 pas një grindjeje mbi ndarjen e pushtetit brenda radhëve të qeverisë, e cila përfshinte shkarkimin e nëpunësve civilë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *