Ish-oficeri sulmon kopshtin në Tajlandë, vret 31 persona më pas arratiset

ish oficeri sulmon kopshtin ne tajlande vret 31 persona me pas arratiset
ish oficeri sulmon kopshtin ne tajlande vret 31 persona me pas arratiset

10:58 06/10/2022

Të paktën 31 persona janë vrarë këtë  të mërkurë në Tajlandë pasi një ish-oficer policie hapi zjarr në një kopsht parashkollor për fëmijë. Sipas BBC, personi i armatosur është ende i lirë pas sulmit në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit.

Policia raporton se mes viktimave ka fëmijë dhe të rritur. Sulmuesi qëlloi dhe goditi me thikë fëmijë dhe të rritur ndërsa tani është në arrati. Motivi i sulmit është ende i paqartë.

Sipas informacioneve të deritanishme oficeri ishte shkarkuar së fundmi. Sipas policisë ai u pa për herë të fundit duke drejtuar një kamion të bardhë Toyota me katër dyer me targa regjistrimi të Bangkok.

Një oficer i lartë i policisë në provincën Nong Bua Lamphu është shprehur se dyshohet se 23 fëmijë ishin në mesin e viktimave/tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts