Ish-presidenti afgan Ghani i kërkon falje popullit të tij

Ish-presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani i cili u largua nga vendi dhe u strehua në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit, i kërkoi falje popullit të tij.

“Largimi nga Kabuli ishte vendimi më i vështirë i jetës sime”, tha ish-presidenti Ghani, në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, duke shprehur keqardhjen.

Ghani kërkoi falje nga populli afgan duke informuar se nga vendi u largua pas insistimit të sigurisë së pallatit i cili i rekomandoi largimin nga vendi në mënyrë që në qytet të mos përjetohet e njëjta luftë që u përjetua në luftën e brendshme në vitet 1990.

Ish-presidenti afgan vuri në dukje se nuk mendonte të braktiste popullin e tij por që nuk kishte alternativë tjetër përpos largimit nga vendi.

Ai refuzoi pretendimet se drejt EBA-së ka udhëtuar me 169 milionë dollarë dhe mbrojti idenë e tij se 20 vitet e tij ia ka kushtuar në ndihmën që Afganistani të bëhet një “shtet demokratik, me mirëqenie dhe sovran”.

Në deklaratën e tij, Ghani shprehu keqardhjen e tij të thellë që mandati i tij përfundoi me një tragjedi të ngjashme me ato të mëparshme.

Ish-presidenti 72-vjeçar Ghani i cili është përballur me kritika intensive të politikanëve afganë për shkak se braktisi vendin më 15 gusht, tha se së shpejti do të deklarojë “ngjarjet që shkaktuan largimin e tij”.

Ghani i cili bashkë me familjen e tij u largua drejt EBA-së, në një video që publikoi në Facebook më 18 gusht bëri deklarata lidhur me largimin e tij nga vendi.

Duke njoftuar se ndodhet në EBA, Ghani tha: “Isha i detyruar të largohem nga vendi për të parandaluar gjakderdhjen. Ndodhem në EBA për të parandaluar katastrofën. Jam në konsultime në mënyrë që të kthehem në punën time për drejtësinë e afganëve, për të arritur sukseset e vërteta islame dhe kombëtare të popullit të Afganistanit”.

Procesi i dominimit të talebanëve në vend

Në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt të vitit 2020 mes SHBA-së dhe talebanëve, këtë vit filloi procesi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

Teksa marrëveshja parashikon që forcat e huaja të mos sulmohen, ajo nuk parashikon ndonjë dispozitë në lidhje me veprimet e talebanëve ndaj forcave afgane të sigurisë.

Talebanët të cilët vazhdojnë negociatat në Doha me qeverinë afgane, me sulme të ashpra të ndërmarra në mënyrë të njëkohshme që nga qershori dominuan me shpejtësi në muajin e fundit në shumë rajone dhe qendra provinciale në Afganistan.

Duke rrethuar kryeqytetin Kabul, talebanët morën kontrollin e qytetit pa konflikt pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi më 15 gusht.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *