Ish-Presidenti i Katalonjës arrestohet në Itali

08:35 24/09/2021

Ish-Presidenti i Katalonjës në Spanjë, Carles Puidgemont, është arrestuar në Itali. Puidgemont u arrestua në aerportin Alghero në Sardenja të Italisë mbrëmjen e së enjtes.

Ndaj tij ka një urdhër-arresti europian të lëshuar nga Spanja në lidhje me trazirat që ndodhën në Katalonjë në vitin 2017. Puidgemont akuzohet për krime kundër rendit dhe sigurisë publike.

Ai ndihmoi në organizimin e një referendumi të paligjshëm për pavarësinë e Katalonjës në vitin 2017. Pas votimit në atë kohë, Puidgemont u largua nga Spanja dhe tashmë jeton në Belgjikë.

Ish-Presidenti i rajonit të Katalonjës u ndalua nga autoritetet italiane mbrëmjen e së enjtes në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritetet spanjolle. Ai do të merrte pjesë në një festival folklorik katalanas. Presidenti i ri i Katalonjës, Pere Aragones e dënoi arrestimin e Puidgemont, duke e konsideruar persekutim të tij.

Ndërsa qeveria spanjolle tha se ndaj Puidgemont ka një proces të hapur gjyqësor që duhet të zbatohet për çdo qytetar të Bashkimit Europian. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *