Ish-presidenti më i moshuar amerikan, Jimmy Carter feston pa bujë 97-vjetorin

PLEINS, GEORGIA — Jimmy Carter, ish-presidenti më i moshuar amerikan, e shënoi pa bujë të madhe ditëlindjen e tij të 97-të në shtëpinë e tij në Xheorxhian jugperëndimore të premten, tha një këshilltare e tij.

I ngadalësuar nga mosha vitet e fundit dhe duke mbajtur një profil të ulët gjatë pandemisë së koronavirusit, zoti Carter nuk planifikoi asnjë paraqitje publike, tha sekretarja e shtypit Deanna Congelio në Qendrën Carter në Atlanta.

Punonjësit në qendrën historike kombëtare Jimmy Carter në Pleins regjistruan përshëndetje për ish-presidentin, dhe anëtarët e publikut mund të nënshkruajnë një kartolinë ditëlindjeje online në faqen www.cartercenter.org.

Dhjetëra amerikanë dërguan urime për ditëlindjen më herët, dhe shumë prej tyre as që e përmendën presidencën demokratike të Carter-it nga viti 1977-81. Në vend të kësaj, ata thanë se ishin të frymëzuar nga jeta e zotit Carter pas presidencës që ka përfshirë punën vullnetare, autorësinë e librave të shumtë dhe mbrojtjen e drejtësisë.

“Ju duam për ndershmërinë, qëndrueshmërinë tuaj dhe të qenit kaq të artikuluar,” shkruhet në një mesazh. Shumë ndanë fotografi të tyre me zotin Carter dhe gruan e tij, Rosalynn, të cilët festuan 75-vjetorin e martesës në korrik.

Ish-presidenti u diagnostikua me melanoma që ishte përhapur në mëlçi dhe tru në vitin 2015, por ai iu nënshtrua trajtimit dhe njoftoi se nuk kishte më kancer katër muaj më vonë. Ai ka pësuar një sërë rrëzimesh, përfshirë atë që e la me legenin e thyer në tetor 2019.

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden vizituan familjen Carters në shtëpinë e tyre në prill. “Ne u ulëm dhe folëm për ditët e vjetra,” tha Biden për paraardhësin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *