Ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit akuzohen për trafik droge/ Reagon Basha: Nuk ka asgjë të re, të gjithë e dimë se pa lejen e “bablokut” nuk lëviz asgjë








Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të dielën ka reaguar në lidhje me operacionin policor “Shpirti”, ku sipas dosjes së prokurorisë akuzohen për trafik droge edhe dy badigardët e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

lulzim basha takime5

Në një postim në rrjetin social Twitter, Basha shkruan se asgjë nuk është e re në gjithë këtë histori, pasi të gjithë e dinë se asgjë nuk lëvizte dhe nuk lëviz pa lejen e kryeministrit Edi Rama.

Tahiri? Bodigardet e Tahirit?  What’s new???????Te gjithe e dine se asgje nuk levizte e nuk leviz pa lejen e bablokut!!! Te gjithë”, shkruan Basha.

Agustin Deda dhe Hekuran Marku, janë dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar nga operacioni “Shpirti”.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar për këta të fundit urdhër-arrest.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane ku janë vënë në pranga 38 persona dhe janë sekuestruar mijëra euro pasuri, mes tyre zyrtarë të lartë të policisë, por edhe një prokukuror.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *