Ish-sulmuesi i Interit shpreh dëshirën e tij: E dua Lautaron me fanellën zikaltër edhe 10 vitet e ardhshme, por herët ose vonë do të…









Ish-sulmuesi i Interit, Alvaro Rekoba ka bërë histori me skuadrën milaneze duke realizuar gola të shumtë me fanellën zikaltër. Së fundmi, uruguajani i intervistuar nga e përditshmja sportive italiane, “La Gazzetta dello Sport”, ka shprehur dëshirën e tij që Interi ta kishte edhe për 10 vitet e ardhshme Lautaro Martinezin, por do të jetë shumë e vështirë sepse dihet që herët ose vonë do të vijë një superofertë në drejtim të tij:

REKOBA

“Unë di që ai di vetëm të shënojë, dhe kjo nuk është një aftësi për të gjithë. Është e pashmangshme që t’i fshihesh këtij fakti që një ditë herët ose vonë një klub i madh do të vijë që të ofrojë një superofertë për të.

Kjo nuk do të thotë që ai do të largohet me patjetër. Dëshira ime është që ai të qendrojë edhe për 10 vitet e ardhshme te Interi, por nuk do të jetë aq e thjeshtë për ta mbajtur.

Gjëja e vetme që Interi mund të bëjë për të është që ta ‘përkëdhelë’, siç bëhen zakonisht me futbollistët specialë.”, përfundoi Rekoba.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *