Ish-udhëheqësi i “Proud Boys” dënohet me 22 vite burg

ish udheheqesi i proud boys denohet me 22 vite burg

ish udheheqesi i proud boys denohet me 22 vite burg

10:32 06/09/2023

Ky dënim mbyll një prej çështjeve penale më të rëndësishme lidhur me sulmin e 6 Janarit

Një tjetër ish-udhëheqësi i ekstremit të djathtë “Proud Boys”,  Enrique Tarrio është dënuar me 22 vite burg për komplot dhe konspiracion të dështuar për të mbajtur ish-presidentin Donald Trump në pushtet, pasi republikani humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Ky dënim mbyll një prej çështjeve penale më të rëndësishme lidhur me sulmin e 6 Janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Dënimi për kreun e grupit, Tarrio është më i rëndi deri tani.

Themeluesi i grupit “Oath Keepers” Stewart Rhodes dhe ish-udhëheqësi i “Proud Boys” Ethan Nordean u dënuan të dy me nga 18 vite burg lidhur me rolin e tyre në ngjarjet e 6 Janarit. 

Prokurorët përdorën mesazhe me tekst, postime në mediat sociale dhe video për të treguar se “Proud Boys” ishin përfshirë në një përpjekje të koordinuar për të ndaluar certifikimin e zgjedhjeve të vitit 2020 në Kapitol.

Që nga 6 Gushti, më shumë se 1,100 njerëz janë arrestuar me akuza në lidhje me trazirat, ku 630 prej tyre kanë pranuar fajësinë. Kujtojmë se themeluesi i Oath Keepers, Stewart Rhodes, u dënua me 18 vite burg në Maj.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts