Ish-udhëheqësi i studentëve, Gabriel Boriç bëhet presidenti më i ri në historinë e Kilit

ish udheheqesi i studenteve gabriel boric behet presidenti me i ri ne historine e kilit
ish udheheqesi i studenteve gabriel boric behet presidenti me i ri ne historine e kilit

Gabriel Boriç Font, një politikan majtist 36-vjeçar, u inaugurua të premten si presidenti më i ri i Kilit dhe do të mbajë  postin për periudhën 2022-2026.

Një ish-udhëheqës studentor dhe i diplomuar në shkencat juridike dhe sociale nga Universiteti i Kilit, Boriç u betua së bashku me kabinetin e tij gjatë një ceremonie në Kongresin Kombëtar në Valparaiso, rreth 100 km nga kryeqyteti Santiago.

“Unë jam thellësisht krenar për këtë kabinet, thellësisht krenar që ka më shumë gra se burra, falë lëvizjes feministe. Mos të harrojmë kurrë, kurrë se i jemi borxhli çdo ditë popullit të Kilit,” i tha ai kabinetit të ri.

Si fituesi më i madh i votave presidenciale në historinë e Kilit, Boriç gjithashtu bëri histori duke zgjedhur një kabinet të paprecedentë të mbushur me të rinj, feministë dhe ambientalistë.

Ai mori detyrën në mes të krizës ekonomike dhe shëndetësore për shkak të pandemisë COVID-19 dhe një procesi themelor historik në vendin e Amerikës së Jugut për të zëvendësuar Kushtetutën që daton nga diktaturën e gjeneralit Augusto Pinochet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts