“Ishim me fat që morëm pikë”, Shkëmbi: Koha për të reflektuar të gjithë. Klubi do të na ndihmojë me merkaton









Bledi Shkëmbi, trajneri i Dinamos, pranoi se pjesa e parë e vitit mbyllej si zhgënjim për skuadrën e tij. Në “SuperSport” ai pranoi pas sfidës me Skënderbeun se ekipi ishte larg pritshmërisë dhe kishte qenë me fat në këtë ndeshje të fundit.

shkembi

“Ishte një ndeshje ku lojtarët u munduan, e mbajtën nën kontroll. Kërkuan në çdo moment për të fituar e shënuar dhe patën ritëm. Fatkeqësisht nuk arritëm të shënojmë gol, jam i bindur se do të na lironte psikologjikisht. Por në fund të jem i sinqertë ishim me fat që morëm pikë me atë rast që pati Skënderbeu.

Jemi të zhgënjyer, të gjithë e kemi menduar ndryshe, por në futboll gjërat shkojnë ndryshe nga si e mendon. Sot do të dëshironim të merrnim tre pikë që të largojnë në funt ë vitit këto momente të vështira, por nuk kemi çfarë të themi. Ndoshta është momenti i duhur për të reflektuar dhe bërë analizë të thellë të gjithë se çfarë kemi bërë e kemi gabuar dhe çfarë duhet të bëjmë.

Klubi ka menduar për të afruar lojtarë, për pozitat që e ndjen që kemi nevojë. Besojmë që klubi do të afrojë lojtarët e duhur për të na ndihmuar që të ndryshojmë situatën. Emra konkret nuk themi se klubi është në bisedime, emra konkret nuk ka.

Në disa ndeshje nuk kemi pasur problemin në një repart, kemi pasur në tërësi, sidomos në fazën mbrojtëse. Isha i bindur që do të kisha disa pikë më shumë, reparti i sulmit duhet të bëjë diçka më tepër se me statistikë jemi shumë mbrapa. Ka lojtarë sulmues që nuk kanë shënuar ende asnjë gol. Unë nuk dua të flas me emra, ka të rinj që i kemi dhënë besim, por nuk kanë qenë aty ku duhet”, tha Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *