Ishin nisur për pushime, aksidentohet familja me 5 anëtarë në Rrugën e Kobin, mes të plagosurve edhe fëmijë

ishin nisur per pushime aksidentohet familja me 5 anetare ne rrugen e kobin mes te plagosurve edhe femije
ishin nisur per pushime aksidentohet familja me 5 anetare ne rrugen e kobin mes te plagosurve edhe femije

Aksident i rëndë mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit. Mësohet se një makinë me targa Serbie është përplasur me trafik ndarësen dhe ka dalë nga rruga.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se si pasojë janë plagosur 5 anëtarë të një familjeje, 3 fëmijë dhe burrë e grua.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, gruaja ndodhet në gjendje të rëndë. Familja po shkonte me pushime. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia, lagështira në rrugë dhe humbje e kontrollit të mjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts