Ishin shokë burgu, i riu dhunon për vdekje 70-vjeçarin, mësoi se i përdhunoi motrën

Një ngjarje e përshtatshme me ato të filmave ka ndodhur në SHBA.

Sipas mediave të huaja, një i burgosur 26-vjeçar në Uashingotn është dënuar me 24 vite shtesë për vrasjen e shokut të tij të qelisë, i cili i kishte përdhunuar motrën.

Shane Goldsby, 26 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat për vrasje të shkallës së dytë dhe u dënua javën e kaluar për rrahjen deri në vdekje të shokut të tij të qelisë Robert Munger, 70 vjeç. Ky i fundit ishte dënuar me 43 vite burg, për përdhunimin e fëmijëve dhe pornografi.

Goldysby e dinte me saktësi se 70-vjeçari ishte përdhunuesi i motrës, ai priti momentin e duhur dhe teksa ndodheshin në zonën e ajrimit, e goditi disa herë në kokë.

Munger vdiq tre ditë më vonë nga plagët e marra. Goldsby tha se ai vrau Munger pasi zbuloi se motra e tij e vogël, e cila është ende e mitur, ishte një nga viktimat e Munger, raportoi KHQ.

“Kisha kaq shumë gjëra që po ndodhnin në kokën time. Isha i bindur në atë pikë, sepse Munger donte të më jepte detaje për atë që ndodhi, atë që bëri”- deklaroi pas vrasjes 26-vjeçari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *