“Ishte artist që s’kërkonte dekorata”, Demaliaj flet për figurën e Agim Radës: Rebelohej nëpërmjet artit. Nuk u bë pjesë e llumit në komunizëm

ishte artist qe skerkonte dekorata demaliaj flet per figuren e agim rades rebelohej nepermjet artit nuk u be pjese e llumit ne komunizem
ishte artist qe skerkonte dekorata demaliaj flet per figuren e agim rades rebelohej nepermjet artit nuk u be pjese e llumit ne komunizem

Analisti Ilir Demaliaj, i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me figurën e skulptorit dhe mikut të tij të afërt, Agim Rada, i cili ndërroi jetë së fundmi.

Demaliaj e cilësoi Radën si një artist i cili nuk kërkonte dekorata dhe vlerësime dhe që rebelohej përmes artit të tij.

Ai shtoi se gjatë kohës së komunizmit, Rada kishte refuzuar të “përfshihej në llumin e artistëve” që realizonin vepra dedikuar diktatorit Enver Hoxha.

Demaliaj u shpreh se Rada u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje, prej të cilësh vuante prej kohësh dhe që i ishte shkaktuar prej pluhurit të allçisë me të cilën ai punonte veprat e tij.

[embedded content]

“Nuk ka humbur vetëm një mik, por një artist i mirëfilltë. Agim Rada është një njeri që duhet kujtuar dhe kemi humbur një artist të lirë, dhe jo një artist tam-tamesh. Për herë të fundit komunikova me të disa ditë para se të hynte në intubim dhe kuptova se nuk ishte mirë gjendja se nuk më ktheu më përgjigje. Si je babi e pyeta, se kështu e thërrisnim dhe ai më tha në mënyrë ironike se ishte shumë mirë, në sanatorium.

Kjo sëmundje nga e cila vuante prej kohësh ishte nga pluhuri i allçisë që i kishte bllokuar mushkëritë. Ai ishte përgatitur dhe e merrte me të qeshur. Tha që i vinte keq për një punim të Fishtës dhe disa të tjera që kishte në dorë. Agim Radën duhet ta kujtojmë për natyrën e tij prej një artisti të lirë. Mendoj se është skulptori më i mirë, ia kishte dhënë Zoti atë mënyrë si punonte.

Kur skulptorë të tjerë bënin skulptura ose monumente të Enver Hoxhës asokohe, Agim Rada nuk u fut kurrë në këtë turmë artistësh të realizmit socialist. Artistët si ai ekzistojnë përmes artit të tyre rebel. Ai nuk pranoi të futej në këtë llum. Agim Rada nuk ishte nga ata që kërkonin dekorata apo vlerësime. Ky është artisti”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts