Ishte blerja rekord e pasardhësi i Torres, tani nuk ka ekip: Fëmijët e mi kujtojnë se do shkoj te Siti ose Barça





Një dekadë më parë, të gjithë ishin të bindur se Endi Keroll do të ishte një nga emrat më të mëdhenj të futbollit. Por dëmtimet e njëpasnjëshme bënë që karriera e sulmuesit anglez të mos shkonte ashtu siç pritej.

asdas

Futbollisti së fundmi ishte pjesë e Njukasëll, por klubi e la të lirë në verë e tashmë 32-vjeçari është pa skuadër. Një dramë për një lojtar i cili në fillimet e karrierës së tij shihej si një nga më të mirët në qarkullim. Një dekadë më parë, Liverpuli e bleu gjatë merkatos së verës 35 milionë paund, duke e bërë futbollistin anglez më të shtrenjtë në histori. Ai mendohej se do të zëvendësonte denjësisht Fernando Torres, i cili sapo ishte larguar drejt Çelsit, por nuk ia doli kurrë.

“Dua të luaj sa më shumë të jetë e mundur”, tregoi ai për “The Athletic”. “Fëmijët e mi mendojnë që do të firmos për Mançester Sitin apo Barcelonën, një gjë që e dimë të gjithë që nuk do të ndodhë, por më bëjnë presion që të gjej një skuadër dhe kjo është ajo që dua të bëj. Dua që të luaj para familjes time dhe të fitoj ndeshje. Pasioni dhe ndjesitë e mia nuk janë reduktuar në asnjë moment”, tha Keroll.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *