Ishte duke fjetur, adoleshentja amerikane sulmohet brutalisht nga ariu, merr plagë të shumta në trup

Një 16-vjeçare është sulmuar nga një ari, teksa ishte duke fjetur në kabinën e saj, në Malet e Mëdha të Smoky-t.

Lajmi është konfirmuar nga Shërbimi i Parkut Kombëtar, i cili thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orëve të paradites.

Sipas tyre, vajza ishte duke fjetur, kur ariu u afrua dhe e sulmoi, duke i shkaktuar plagë të ndryshme në trup.

“Familja ishte në gjendje ta dëbonte ariun nga zona menjëherë pas sulmit dhe njoftoi shpejt qendrën e komunikimit emergjent të parkut.

Vajza mori lëndime të shumta duke përfshirë në kokë. Ajo mbeti e vetëdijshme gjatë gjithë incidentit dhe është në gjendje të qëndrueshme në këtë kohë”, tha Shërbimi i Parkut Kombëtar.

Adoleshentja më pas është dërguar me helikopter të Gardës Kombëtare në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Tenesit në Knoxville, kanë bërë të ditur zyrtarët, duke shtuar se dy arinj u panë më vonë në mëngjes pranë vendit të kampit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *