“Ishte e neveritshme!”- Një çift kapet duke bërë seks para pasagjerëve gjatë fluturimit për në Dublin, udhëtarët: Në avion kishte fëmijë që…

ishte e neveritshme nje cift kapet duke bere seks para pasagjereve gjate fluturimit per ne dublin udhetaret ne avion kishte femije qe































Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fluturim të British Airways  për në Dublin, ku një çift u kap duke bërë seks para pasagjerëve.

Couple_Sex1

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale të martën e kaluar nga Londra Heathrow në Dublin, tregojnë një grua duke prekur një burrë nën një rrobë, për të mos u kuptuar nga pasagjerët.

Pasagjerët që ishin dëshmitarë të kësaj situate, pohuan se çifti ishte i papërmbajtur dhe vazhdimisht kryente seks gjatë fluturimit.

Farrah, 26 vjeç, ishte në fluturim me nënën dhe vëllanë e saj dhe filmoi çiftin, raporton Daily Mail.

“U ktheva për të parë vëllanë tim dhe më pas pashë një lloj lëvizjeje intensive në sediljet përballë. Ishte flagrante. Bëhej vazhdimisht, për 15 deri në 20 minuta. Ishte thjesht e neveritshme të jem i sinqertë”, është shprehur ajo.

Farrah, nga Londra Perëndimore, pretendon se e pa çiftin duke dalë në aeroplan menjëherë pas ngritjes gjatë udhëtimit të shkurtër njëorësh.

“Kishin mbetur rreth 38 minuta kohë fluturimi kur e vura re. Ishte mjaft shqetësuese për mua të ulesha me vëllanë tim dhe ta shikoja këtë. Ishte një nga avionët më të vegjël. Kishim fëmijë që vraponin lart e poshtë korridoreve. Ata ishin të mbuluar me një shami, por ishte mjaft e dukshme”, ka treguar ajo.

Ndërkohë, një zëdhënës i British Airways tha se “Kolegët tanë të ekuipazhit të kabinës nuk u njoftuan për ndonjë problem në avion. Nëse do të ishin informuar, do të kishin marrë masat e duhura për t’u marrë me të”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts