“Ishte e shkëlqyer”, mësuesja kujdestare mes lotësh përshkruan nxënësen e saj që u vra në Gllogjan

Tre persona kanë vdekur pas një sulmi me armë zjarri mbi një autobus me nxënës në fshatin Gllogjan të Deçanit. nga të shtënat fatkeqësisht humbën jetën shoferi dhe dy nxënës. Mësuesja kujdestarja e një prej nxënësve ka rrëfyer mes lotësh se si ishte 17-vjeçarja që humbi jetën nga plumbat.

Shoferi i autobusit dhe dy nxënës kanë mbetur të vdekur nga ky krim makabër. “Ka qenë nxënëse e shkëlqyer”, kështu është shprehur Merita Cula, profesoresha e gjimnazit “Hysni Zajmi, duke përshkruar nxënësen e saj që u vra në Gllogjan.

“Që tre vjet jam kujdestare e saj, mungesa nuk ka pasur. Në orën 18:00 e kanë pasur autobusin për në shtëpi, por sonte nuk arriti që të shkonte”, ka thënë ajo mes lotësh, për Klan Kosova.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.