“Ishte europian i madh”, Von der Leyen për vdekjen e David Sassolit: E pikëlluar, ngushëllime familjes për këtë humbje të tmerrshme

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Presidentit të PE, David Sassoli.

Von der Leyen shkruan në “Twiter” se Sassoli ishte një europian i madh dhe një Italian krenar.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga humbja e tmerrshme e një italiani krenar dhe një evropiani të madh.
David Sassoli ishte një gazetar i dhembshur, një President i shquar i Parlamentit Evropian dhe, para së gjithash, një mik i dashur. Ngushëllimet e mia për familjen. U prefsh në paqe David!”, shkruan Ursula.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts