“Ishte më e vështirë se sa e mendonim”, Ançeloti tregon sekretin e suksesit: I tërhoqa veshin Viniciusit, ishim dembelë

ishte me e veshtire se sa e mendonim anceloti tregon sekretin e suksesit i terhoqa veshin viniciusit ishim dembele

































Karlo Ançeloti vazhdon e koleksionon Liga Kampionesh si askush më parë, por ai vetë bën të qartë se nuk mësohet kurrë duke fituar. Pas fitores në finale me Realin ndaj Borusia Dortmund, ai pranoi se kishte qenë një duel i vështirë dhe ekipi i tij ishte detyruar të ndryshonte shumë gjëra pas pushimit të ndeshjes për të siguruar këtë trofe.

anceloti

“Nuk mësohesh kurrë, pasi ka qenë e vështirë, shumë e vështirë, më shumë se sa mendonim. Në pjesën e dytë ishim më mirë, më shumë ekuilibër, më pak topa të humbur. Kjo është një ëndërr që vazhdon.

Udhëzimi për Vinicius? Ia tërhoqa pak veshin, në pjesën e parë ishim pak dembelë, kishim humbje të vazhdueshme të topit dhe kundërshtarët luanin siç dëshironin.

Kros? Ka pak trishtim, ai dëshironte që ta mbyllte kështu, E mbylli dhe tani duhet respektuar vendimi”, tha Ançeloti pas ndeshjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts