“Ishte model i tmerrshëm”, Ronaldo “Fenomeni”: U kërkoj falje të gjitha nënave, ja pse i preva flokët në atë mënyrë

Legjenda braziliane, Ronaldo, është kthyer pas në kohë, teksa ka zbuluar një prapaskenë interesante nga qethja e famshme, para ndeshjes me Turqinë, në Botërorin e vitit 2002.

1514448082_557886_1514448185_noticia_normal

Fenomeni, e ka cilësuar atë model flokësh si të tmerrshëm, teksa iu ka kërkuar falje të gjitha nënave që panë fëmijët e tyre të bënin të njëjtin model. Ronaldo zbuloi gjithashtu, se u qeth në atë mënyrë, për ta hequr vëmendjen nga një dëmtim muskulor dhe ia doli më së miri.

“Ishte model i tmerrshëm flokësh. U kërkoj falje të gjitha nënave, që panë fëmijët e tyre të bënin të njëjtin model flokësh. Para gjysmëfinales me Turqinë unë pësova një dëmtim muskulor dhe nuk desha të bëhej publike për mes medias.

533494160

Kështu që vendosa të pres flokët në atë mënyrë. I qetha dhe u shkova shokëve të skuadrës për t’i pyetur si dukem. Më thanë dukem i tmerrshëm, duhet t’i pres. Por nuk e bëra dhe gazetarët e harruan dëmtimin tim”, u shpreh Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *