Ishte në burg, Albin Kurti tregon për festën e gardianëve serb ditën e sulmeve të 11 shtatorit: Thirrje ekzaltimi, mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar ditën e 11 shtatorit të para 20 viteve, kur ndodhën sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka rrëfyer se si gardianët serbë kishin festuar ditën e këtyre sulmeve.

“I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork. Pasditja e zymtë e burgut u bë ditë e zezë e 11 shtatorit 2001. I kisha kaluar 2 vjet e 4 muaj e gjysmë nga 15 vjet burg sa më patën dënuar”, shkruan Kurti.

Më tej ai shkruan se “Këto sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndryshuan rrjedhën e historisë dhe kuptimin e kësaj date, e cila do të jetë përgjithmonë përkujtim i jetëve të humbura, por edhe i rëndësisë së guximit dhe trimërisë përballë fatkeqësive”.

Albin Kurti Fb
Albin Kurti Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *