Ishte në kërkim prej 10 vitesh, arrestohet në Greqi bosi italian i klanit mafioz (Detajet)

LARISA

Italia ka arrestuar një nga kriminelët, e renditur në listën e mafiozëve më të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga Ministria e Brendshme Italiane.

Mario Giulio Calderone, 64 vjeç, bosi i klanit mafioz  Barcellonesi me veprim në komunën siciliane Barcellona Pozzo di Gotto, në provincën e Messinas, e një nga grupet kriminale më historike të Cosa Nostras palermitane e kataneze, u arrestua një ditë më parë në Greqi në afërsi të Larisas, raportojnë mediat e huaja.

Prej 10 vitesh Mario Giulio Calderone, ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane e ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrestimi europian. Calderone është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 vjet e 11 muaj burg në kuadër të operacionit “Mare Nostrum”.

Operacioni Mare Nostrum është nga më të suksesshmit e antimafias italine, i ekzekutuar më qershor të 1994 e që çoi në arrestimin e 250 mafiozëve sicilianë të akuzuar për 39 vrasje, 45 plagosje, dhjetëra atentate, trafik droge, aktivitet ilegalë, kërcënime, zhvatje me dhunë etj.

Bosi mafioz u arrestua në një banesë në Pyrgos – Polydendri Agias, ku edhe partnerja e tij jetonte prej kohësh nën një emër fals.

Arrestimi u bë i mundur falë aktivitetit investigativ të Antimafias siciliane në bashkëpunim me autoritetet policore greke pjesë e operacionit European Netëork of Active Fugitive Search Teams (Enfast).

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *