Ishte në listë të zezë, Victoria Nuland vizitë në Moskë

09:50 11/10/2021

Rusia lejoi nënsekretaren e shtetit pasi Uashingtoni hoqi kufizimin e udhëtimit ndaj një shtetasi të saj

Rusia ka vendosur të lejojë Nënsekretaren amerikane të Shtetit Victoria Nuland të vizitojë Moskën për bisedime, pavarësisht se e kishte futur më parë atë në listën e zezë.

Ky vendim vjen pasi Uashingtoni ra dakord të heqë kufizimet e udhëtimit të vendosura ndaj një shtetasi rus.

Zyrtarja amerikane pritet të zhvillojë këtë vizitë nga 11 deri më 13 Tetor, në një kohë kur marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë tejet të tendosura. Departamenti i Shtetit tha se ajo do të takohet me zyrtarë të lartë rusë për të diskutuar çështje dypalëshe, rajonale e globale.

“Victoria Nuland ishte në listat tona të sanksioneve, që do të thotë se nuk mund të futej në Rusi”, njoftoi agjencia e lajmeve RIA duke iu referuar komenteve të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova. “Uashingtoni kishte të përfshirë rusë dhe ekspertë të politikës së jashtme në listat e tyre të sanksioneve. Pra në këtë rast çështja u zgjidh mbi baza pariteti. Po, ajo do të vizitojë Rusinë”, shtoi ajo.

Më pas zonja Zakhrova sqaroi për radion “Govorit Moskva” se SHBA kishte hequr nga lista e sanksioneve një shtetas rus. Por ajo nuk dha detaje rreth identitetit të tij.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë. Marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit arritën në pikën më të ulët që pas Luftës së Ftohtë, në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë. Marrëdhëniet vazhdojnë të jenë të tensionuara edhe për një sërë çështjesh të tjera.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *