Ishte nisur për në Shqipëri/ Mbytja e anijes italiane, ja të gjitha hipotezat që shkaktuan tragjedinë me 5 të vdekur

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga fundosja e anijes në afërsi të Barit, brenda së cilës ndodheshin 6 persona.

Siç është raportuar më herët, 5 pjesëtarë të bordit kanë ndërruar jetë ndërsa i vetmi i mbijetuar ishte kapiteni i anijes Giuseppe Petralia.

Raportohet se anija ishte nisur nga Ankona dhe kishte si destinacion portin e Durrësit, ku do të merrnin një mjet tjetër lundrues e më pas do të riktheheshin në Ankona.

Ditën e sotme janë publikuar nga autoritetet italiane dhe emrat e tre nga 5 viktimat e këtij aksidenti.

Andrea Massimo Loi 58 vjeç, Luciano Bigoni – 65 vjeç, Ahmed Jelali – 63 vjeç janë tre nga pesë viktimat e identifikuara.

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur nga rojet bregdetare të Barit. Në këtë mision shpëtimi ishin përfshirë dhe marina ushtarake detare, ajo ajrore italiane dhe ajo ajrore kroate.

Ndërkaq, autoritetet kanë mundur të ndërtojnë dinamikën e ngjarjes. Sipas tyre, sinjali për ndihmë mbërriti në Kapitenerinë e Portit të Barit rreth orës 21:00 nga ata që udhëtonin.

Rimorkiatori u fundos “papritmas”, shpjegoi admirali Vincenzo Leone, komandanti i rojës bregdetare të Pulias.

Një arsye tjetër është errësira gjatë natës dhe era e fortë që kanë komplikuar edhe operacionet e kërkimit.

Sipas ekspertëve mendohet që shkak të jetë bërë edhe një defekt teknik. Një tjetër hipotezë është edhe derdhja e karburantit në det. Megjithatë, ekspertiza e plotë pritet të përcaktojë të saktë arsyen e shkaktimit të fundosjes së anijes.

(BlakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.