“Ishte një fyerje e shëmtuar”, kapiteni i Valencias: Na detyruan të riktheheshim në fushë sepse…



Episodi i shëmtuar në ndeshjen Kadiz-Valenica, e vlefshme për kampionatin spanjoll të futbollit, ku gjatë lojës lojtari i Valencias, Muktar Diakabi pretendoi për fyerje raciste, ka bërë xhiron e botës.

gajaaaa

Ngjarja çoi në ndërprerje të lojës për shumë minuta, ku ishte pikërisht Diakabi i cili la i pari fushën e lojës dhe shokët e ekipi i shkuan nga pas. Me përfundimin e lojës, në konferencën për shtyp pas ndeshjes,  kapiteni i Valencias, Luis Gaja, u shpreh se ishin zyrtaret e federatës që i detyruan të ktheheshin në fushën e lojës përkundër do ta humbisnin ndeshjen në tavolinë.

“Ne u kthyem për të luajtur sepse zyrtarët e La Liga-s na thanë se mund të na ndëshkonin me tre pikë apo dhe diçka më shumë. Pas kësaj Diakabi na kërkoi të ktheheshim në fushën e lojës, ai u zbraz, ishte një fyerje shumë e shëmtuar’’, u shpreh kapiteni, teksa Valencia e humbi ndeshjen mes tensionit me rezultatin 2-1.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *