“Ishte një grevë me prapaskenë politike e organizuar nga…”/ Balluku: Të gjithë kontrollorët u rikthyen në punë, përveç atyre që janë para drejtësisë



Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se tashmë në punë janë rikthyer të gjithë kontrollorët e trafikut ajror, me përjashtim të atyre që janë para drejtësisë.

balluku trafiku ajror

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, Balluku u shpreh se e gjithë protesta kishte prapavijë politike, e organizuar pikërisht nga ata kontrollorë që sot janë para drejtësisë.

“Të gjithë kontrollorët janë rikthyer përveç atyre që tashmë iu duhet të përballen me ligjin, por edhe atyre që përgjatë kohës së grevës nuk ishin në punë për arsye shëndetësore, dikush me covid, dikush për sëmundje të tjera. Kjo ishte edhe arsyeja pse u zgjodh koha besoj. Pra ishin më pak kontrollorë të disponueshëm, më pak se zakonisht, kështu që edhe numri i atyre që bënë grevë, më pak se 48. Nuk është se janë gjithë kontrollorët e trafikut ajror, janë pothuajse gjysma sepse kontrollorët në total janë 78 licenca nëse unë nuk gabohem.

Kontrollorët e trafiku ajror tashmë kanë marrë detyrën dhe duhet të bëjnë detyrën. Mirë apo keq, drejtësia e ka marrë në dorë dhe secili do të marrë hakun e tij. Shumë prej kontrollorëve nuk kanë lidhje me këtë. Unë i njoh.

Ata që kanë futur elementët politik, ata që kanë shfrytëzuar pandeminë , pra janë përdorur të gjitha elementet në kohën më të paduhur.

Kjo ishte një grevë me prapaskenë politike, e organizuar nga organizatorët që sot janë para drejtësisë. Është parë që gjatë gjithë kohës që ka pasur referenca politike”, tha Balluku.

SITUATA E PAPRECEDENTE

“Kjo është një situatë ku biem të gjithë dakord, edhe ata që shanë dhe mallkuan, edhe ata që duruan 48 orë dhe vetë kontrollorët, të gjithë kemi një emërues të përbashkët. Situatë e papracedente. Ne do bëjmë të pamundur që kjo mos të përsëritët. Kjo ngjarje bllokoi dhe paralizoi të gjithë vendin”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *