Vitet e fundit qyteti i Korçës është kthyer në një prej destinacioneve më të preferuara për të kaluar festat e fundvitit.
Edhe këtë vit qytetarë të shumtë nga Shqipëria, dhe jo vetëm, kanë zgjedhur “Parisin e vogël” për të pritur ndërrimin e viteve.
Kryeministri Rama ka ndarë sot disa foto nga atmosfera në qytetin juglindor, ku bie në sy zona e pazarit, dritat, dhe gjallëria në rrugë.
“3 Janar 2022, mbrëmje në Korçë”, ka shkruar Rama krahas fotove.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al