Ishte pjesë e evakuimeve në Donbas, gazetari zbulon detajet dhe frymën mes civilëve: Më thanë…

Një gazetar, Ed Ram, ndërsa kthehej nga rajoni i Donbasit, tha se qytetarët atje janë shumë të frustruar dhe të lodhur nga konflikti që sipas tij vijon që nga 2014, raportoi BBC.

“Ka pak ndjenja pro-ruse, por kjo ndjesi është në rënie”, tha ai.

Gazetari tha se sipas tij vendasit i kishin pohuar se lufta i ka trazuar ndjenjat  dhe tashmë ndihënmë shumë ukrainas se më parë.

Në një vizitë të fundit në Kremina – ku Rusia ka marrë kontrollin – Ram ndihmoi në evakuimin e 17 civilëve në një autobus të blinduar.

“Qyteti dikur ishte shtëpia e 18,000 njerëzve, tani kanë mbetur vetëm 3,500 Ne morëm civilë që dukeshin shumë të stresuar, ata dolën me nxitim nga bodrumet dhe ishte një skenë emocionuese. Njerëzit po përqafonin për t’iu dhënë lamtumirë të dashurve të tyre dhe ishte një përzierje e vërtetë moshash, njerëz të moshuar që nuk kanë mundur të largohen dhe disa të rinj me fëmijë, duke shtrënguar kafshët e tyre shtëpiake”, u mundua ai të paraqesë panoramën e sotme.

Ai tha se një grua, tha se ishte e tejet e mërzitur që i duhej të largohej, por sqaroi se kur pa se çfarë kishte ndodhur në qytetin e Buchas dhe vrasjet atje, kishte frikë se çfarë do të ndodhte kur ushtarët rusë të mbërrinin në qytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts