Ishte prekur me COVID-19, ndërron jetë ish-ushtari i UÇK

Dega e OVL të UÇK-së në Pejë ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë nga COVID-19, ish-ushtari Bajrush Berisha.

Dega ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të ulur rrezikun që të preken nga virusi.

“Sapo morëm lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari jonë Bajrush Berisha nga fshati Kosuriq, pas një beteje të gjatë me Covid-19. Të dashur bashkëluftëtarë, të dashur qytetarë. Ju lutemi që të vaksinoheni. Nga virusi po vdesin të dashurit tonë. Nga vaksina nuk po vdes askush”, thuhet tutje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *