Ishte shpallur e humbur prej vitesh, gjendet në një galeri në Athinë piktura e Pikasos, arrestohet një person

Një pikturë e realizuar nga Pablo Pikaso, e që u vodh nëntë vite më parë në një galeri të arteve të bukura, është gjetur në një muze në Greqi.

Policia thotë se piktura e Pikasos, ku në fokus ka qenë figura e gruas, është gjetur së bashku me një pikturë e një mulliri me erë, që daton nga viti 1095 dhe mban firmën e artistit holandez Piet Mondarin.

Të dyja këto vepra, kanë qëndruar prej vitesh në Galerinë Kombëtare të Athinës. Për këtë ngjarje është arrestuar një person grek, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Piktura e realizuar nga piktori i njohur Pikaso, shfaq portretin e një gruaje, e veshur me stilin e grave kubaneze.

Autoritetet ndërkombëtare kishin njoftuar ato greke, mbi dyshimin se piktura ndodhej brenda territorit të tyre, por një pretendim i tillë është mohuar nga pala greke.

Pritet që autoritetet të mbajnë gjatë ditës së sotme një konferencë shtypi dhe të tregojnë gjetjen e pikturës së njohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *