Ishte shpallur i zhdukur nga familja, i riu gjendet i pajetë në humnerë në Prevallë

ishte shpallur i zhdukur nga familja i riu gjendet i pajete ne humnere ne prevalle
ishte shpallur i zhdukur nga familja i riu gjendet i pajete ne humnere ne prevalle

Tragjik ka rezultuar fati i një 24-vjeçari nga Kosova, i cili është gjetur i pajetë në një humnerë në Prevallë.

Mësohet se i riu me inicialet A.Gj., ishte shpallur në kërkim nga familja e tij në Kaçanik, ndërsa Policia e Prizrenit e gjeti kufomën e të riut në humnerë.

“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts