“Ishte sivllau i tyre”, Nard Ndoka flet për aksionin në kampin e muxhahedinëve: Shokut Pandeli Majko i pëlqente akullorja iraniane, sot fshihet

ishte sivllau i tyre nard ndoka flet per aksionin ne kampin e muxhahedineve shokut pandeli majko i pelqente akullorja iraniane sot fshihet
ishte sivllau i tyre nard ndoka flet per aksionin ne kampin e muxhahedineve shokut pandeli majko i pelqente akullorja iraniane sot fshihet

Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka folur sot për aksionin në kampin e muxhahedinëve. Ndoka tha në Panorama TV se ka diçka tjetër pas këtij aksioni dhe sipas tij është një politikë globale më e thellë.

Ai foli dhe për heshtjen e Pandeli Majkos, një nga njerëzit aktivë për çështjen e muxhahedinëve.

“Kemi qeveri të papërgjegjshme, nuk mbrojmë dot sigurinë tonë kombëtare. Kush ia jep internetin atyre, kemi filtra kontrolli, jo në momentin që të teket të bësh goditje.
Kemi disa politikanë që kanë shkuar në mënyrë periodike tek ata, kanë bërë konferenca, edhe unë kam qenë i ftuar disa herë
Kemi pasur shokun Pandeli Majko, të cilit i pëlqente akullorja iraniane, ishte sivllau i tyre dhe këto personazhe fshihen, as nuk dalin për të bërë transparencë.
Ka diçka tjetër pas këtij aksioni, është një politikë globale më e thellë. Nuk është hera e parë. Ka viktima gjithandej. Rama mendon se e ka të përjetshme miqësinë me SHBA-në. Rama mund ta ketë në kurriz më vonë sepse DASH i ndërron partnerët në bazë të interesave.
Sot është i mirë, nesër mund të jetë politikani më i poshtër, më i dështuar, dalin informacion të nëndheshme. Duhet të ndërtojmë politikë kombëtare, duke përfshirë edhe Kosovën në mes. Të kemi fillimisht harmonizim të interesave tona. Por këta janë personazhe që ulin kokën dhe firmosin çdo gjë qe i vendosin në tryezë. Kemi Bashën peng i këtyre konjukturave”, tha Ndoka.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts