Ishte vaksinuar, punonjësi i aeroportit në Zelandë infektohet me Covid

14:31 20/04/2021

Një punëtor aeroporti në Zelandën e Re rezultoi pozitiv me Covid-19, një ditë pasi vendi hapi udhëtimet ajrore me Australinë. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se punonjësi i kufirit ishte vaksinuar plotësisht pak javë më parë.

CNN sqaron se punëtori i aeroportit merrej me pastrimin e aeroplanëve që kanë pasur fluturime ndërkombëtare në vendet ku Covid është shumë i përhapur. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në Zelandën e Re njofton se i infektuarit punonte në aeroportin e Auckland.

Ky ishte punëtor kufitar që punonte në një mjedis ku kontakt me Covid është shumë e lartë, pasi pastronte me avionët që përdoren për të transportuar njerëz nga Zonat e Kuqe, nga vendet me rrezik të lartë,” tha Kryeministrja.

Tashmë punëtori i infektuar është në izolim dhe po gjurmohen të gjitha kontaktet e tij. Po ashtu bëhet me dije se ky infektim nuk do të ndikojë në fluksin e udhëtimeve, pasi qeveria nuk do të shtrëngojë masat./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *