“Ishte vendimi i duhur”/ Taulant Balla viziton disa familje afgane në Durrës: Për ne shqiptarët, mikpritja është diktuar nga historia jonë








Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është takuar në Durrës me disa familje nga Afganistani, që janë strehuar në një nga resortet në këtë qytet.

balla

Në një postimi në Facebook, Balla shkruan se në familjet afgane ishte bashke me Presidenten e organizatës jofitimprurëse, Sesame Workshop.

Për ne shqiptarët, shkruan Balla, mikpritja është diktuar nga historia jonë, kujtesa jonë, nga kodi i shqiptarëve për mikpritjen.

Sipas tij, vendimi i qeverisë për ti mirëpritur familjet nga Afganistani ishte i duhuri.

Postimi i Taulant Ballës

“Durrës📍Bashkë me një mike të nderuar nga SHBA zonjën Sherrie Rollins Ëestin, Presidente e Sesame Ëorkshop u takuam me disa prej familjeve nga Afganistani të strehuara në një nga resortet e Durrësit. Sesame Ëorkshop është një organizatë e pavarur jo fitimprurëse me misionin të ndihmojë fëmijët të rriten të mençur, të fortë dhe të sjellshëm. Kjo organizatë operon në më shumë se 150 vende. Për ne shqiptarët mikpritja është diktuar nga historia jonë, kujtesa jonë, nga kodi i shqiptarëve për mikpritjen. Vendimi i Qeverisë shqiptare për të hapur dyert dhe kontribuar përkrah SHBA në shpëtimin e sa më shumë afganëve nga terrori i talebanëve ishte vendimi i duhur”

253684073_420815846076627_6958417214573714467_n 253897894_420815852743293_6572791730020508863_n 254150538_420815839409961_4853687488359362170_n

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *