“Ishte vetëm çështje kohe”, ministri i Jashtëm ukrainas: Rebelimi ndaj Putinit ishte i pashmangshëm

Ministri i Jashtëm ukrainas ka thënë se një rebelim kundër Vladimir Putinit të Rusisë ishte i pashmangshëm dhe se ishte vetëm çështje kohe para se të ndodhte.

“Për ne, ka qenë gjithmonë shumë e qartë se është vetëm çështje kohe kur dikush në Rusi do të guxonte të sfidonte Putinin”, tha Dmytro Kuleba për CNN.

“Ne pamë se si fuqia dhe autoriteti i tij po zvogëloheshin dhe se si Rusia po hynte në turbulenca shumë të vështira. Pra, Prigozhin është vetëm i pari që guxoi, por nuk kam asnjë dyshim se të tjerët do të ndjekin një mënyrë apo tjetër”, theksoi ai.

Rebelimi i javës së kaluar nga grupi Wagner, fraksion i cili kishte luftuar në emër të Rusisë në Ukrainë ishte sfida e parë e madhe për autoritetin e Vladimir Putin brenda Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts