“Ishte vonë, nuk kisha ku të flija”, showgirl-i rrëfen natën e “nxehtë” me Mançinin: U tregua shumë i…






Roberto Mançini po i bën të gjithë të ëndërrojnë me Italinë e tij që ka mundur këdo që i ka dalë përpara deri tani.

mancini

Fokusi për teknikun italian nuk është vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Lori Del Santo, një show-girl e njohur italiane ka rrëfyer një histori të veçante me Roberto Mançinin, në kohën kur ky i fundit luante për Sampdorian.

Për mikrofonat  e Rai 2, Del Santo tregon se si i duhej të zgjidhte midis Vialit dhe Mançinit, por ky i fundit e bindi më shumë.

“Unë kisha dy mundësi, të zgjidhja midis tij dhe Vialit. E dija që ishte vetëm për një herë. Rastësisht kam qenë në një darkë, madje nuk mbaj mend se kush më ka ftuar. Ishte vonë, nuk dija ku të flija, prandaj qëndrova aty.

E kuptova që të dy ishin të interesuar për mua, unë duhej të zgjidhja me kë të flija, pastaj do të largohesha në mëngjes . Unë zgjodha Mançinin edhe pse Viali ishte i bukur, por ai më dukej më playboy. Mançini më dukej më i ëmbël, mbase zgjodha njeriun e sigurisë. Ai u tregua një njeri me ëmbëlsi të pabesueshme”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *