Ishte zhdukur javën e kaluar, gjendet trupi i pajetë i 4-vjeçarit në Holandë

09:25 18/01/2022

Trupi i një 4-vjeçar, që ishte shpallur i zhdukur javën e kaluar, është gjetur nga policia në Holandë. Mësohet se Dean Verberckmoes u raportua i zhdukur nga familja e tij dhe menjëherë nisën kërkimet.

Pas shumë ditësh kërkimesh, trupi i fëmijës është gjetur në provincën Zeeland të Holandës dhe lidhur me ngjarjen është arrestuar një 34-vjeçar.

Arrestimi i 34-vjeçarit është bërë pasi ai është parë për herë të fundit me vogëlushin të mërkurën e javës së kaluar.

Policia holandeze u angazhua maksimalisht në gjetjen e 4-vjeçarit, pasi kërkimet përfshirë disa zona dhe morën pjesë qindra forca.

Pas gjetjes së trupit të pajetë të fëmijës, autoritetet kanë njoftuar ndërprerjen e operacionit dhe tashmë do të vijojnë hetimet për të zbuluar personat e përfshirë në krim./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.