Ishujt portugeze të Madeira pranojnë turistët e vaksinuar

23:40 05/07/2021

Autoritetet thonë se çdo person i vaksinuat krijon imunitet ndaj koronavirusit

Ishujt e njohur Portugezë të MADEIRA do të lejojnë hyrjen e vizitorëve me çdo vaksinë anti-covid që administrohet në të gjithë botën dhe jo vetëm ato të miratuara nga BE.

Pedro Ramos, sekretari i shëndetit i ishujve të njohur tha se të gjithë personat e vaksinuar  do të pranohen “sepse nëse miliona persona janë vaksinuar me këto vaksina (edhe pse nuk janë miratuar nga BE), niveli i tyre i mbrojtjes është i ngjashëm me të tjerët”.

Ky  rajon autonom i popullarizuar  do të lejojë udhëtarët të vizitojnë  ishujt e njohur të Atlantikut. Turistët do të kenë mundësinë të shijojnë plazhet e bukura dhe peizazhin e gjelbër.

Bashkimi Evropian, i cili nisi certifikatën e tij dixhitale Covid-19  javën e kaluar, deri më tani ka autorizuar vetëm katër vaksina – ato të Pfizer ,Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Certifikata lejon qytetarët të udhëtojnë  lirshëm në bllokun evropian  nëse ata janë vaksinuar plotësisht me njërën nga katër vaksinat e aprovuara, kanë një rezultat negativ ndaj koronavirusit .

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *