ISIS ndërmerr sulmin e parë vdekjeprurës në Afganistan pas largimit të trupave amerikane, shpërthimet e bombave u marrin jetën 2 personave dhe plagosin dhjetëra të tjerë

Një shpërthim i ISIS-it në Afganistan kanë lënë dy të vrarë e rreth 20 të lënduar në atë që konsiderohet si sulmi i parë vdekjeprurës që nga largimi i forcave amerikane e britanike muajin e kaluar.

Sipas “Daily Mail”, tri shpërthime e goditën kryeqytetin provincial të provincës lindore, Jalalabad, të shtunën në sulmet që i kishin për shenjestër automjetet e talibanëve.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmet, por militatët e ISIS-it, që e ka selinë kryesore në atë zonë, janë armiq me talibanët, shkruan Daily Mail.

Dega e ISIS-it për Afganistan, ISIS-K, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit muajin e kaluar, ku u vranë mbi 170 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *