“Islami është i papajtueshëm me republikën franceze”/ Rivali i Macron për presidencën: Evropa po popullohet nga kolonizuesit duke dëbuar vendasit

Kandidati për president të Francës i të djathtës franceze , Eric Zemmour, ka thënë se nëse zgjidhet në krye të shtetit, qytetarët francezë nuk do të kenë të drejtë që bijve të tyre t’ua lënë emrin Muhamed.

Zemmour të martën e publikoi zyrtarisht kandidaturën për president. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ai paraqiti myslimanë duke u falur rrugëve për të bërë fushatë kundër Islamit.

Kritikat e tij të ashpra ndaj Islamit dhe migracionit i kanë siguruar përkrahje edhe nga baza e votuesve të Le Penit, edhe nga e djathta tradicionale konservatore, shkruan Reuters,

Edhe pse vetë me origjinë hebreje algjeriane, Zemmour e sheh veten si një mbrojtës ultra-nacionalist i trashëgimisë së krishterë të Francës  kundër imponimit të asaj që ai e sheh si vlera dhe kulturë islame.

Ai thotë rregullisht se “Islami është i papajtueshëm me republikën franceze” dhe ai nuk bën asnjë dallim midis myslimanëve praktikues francezë dhe islamistëve, të cilët kërkojnë të imponojnë fenë e tyre në pjesën tjetër të shoqërisë.

Ai po ashtu është një mbrojtës i “teorisë së zëvendësimit të madh” të favorizuar nga supremacistët e bardhë, e cila supozon se Evropa po popullohet qëllimisht nga të huajt – “kolonizues” sipas tij  të cilët po dëbojnë vendasit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.