
Islanda ka mbyllur sot ambasadën e saj në Moskë. Të gjitha tabelat e informacionit në ndërtesën e ambasadës në Khlebny Lane janë çmontuar dhe flamuri i vendit është hequr nga shtiza.
Mediat e huaja shkruajnë se godina është boshatisur tre ditë më parë, shkruajnë mediat e huaja.
Më 9 qershor, në faqen e internetit të qeverisë islandeze u shfaq një mesazh që Islanda kërkon që Rusia të kufizojë aktivitetet e ambasadës së saj në Reykjavik dhe të ulë nivelin e përfaqësimit diplomatik. Sipas deklaratës, Ministri i Jashtëm islandez Thordis Kolbrun Reykfjord Gylfadottir gjithashtu vendosi të pezullojë ambasadën në Moskë nga 1 gushti.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al