
09:26 16/11/2023
Zyra e Meteorologjisë Islandeze ka paralajmëruar se Gadishulli jugperëndimor i Islandës mund të përballet me dekada të paqëndrueshmërisë vullkanike. Tërmetet e po ashtu frika e shpërthimit të afërt vullkanik, kanë çuar në evakuimin e qytetit të vogël Grindavik.
“Pas një ndërprerjeje 800-vjeçare, shpërthimet në Gadishullin Reykjanes filluan përsëri në vitin 2021, gjë që mund të shënojë një cikël të ri shpërthyes. Ne mund të shohim shpërthime vullkanike përgjatë gadishullit”, paralajmëron Matthew Roberts i Zyrës Meteorologjike Islandeze. Ai shton se kjo paqëndrueshmëri mund të zgjasë me dekada.
Aktiviteti më i lartë u duk të hënën, ku u numëruan më shumë se 500 lëkundje, ndërsa hyrja në Grindavik është e ndaluar.
Qyteza ndodhet rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Rejkjavik. Ekspertët thonë se i gjithë aktiviteti e ka epiqendrën tek vullkani Fagradalsfjal./tvklan.al
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al