
Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi sulmoi me shufra hekuri 6 makina të parkuara
Ngjarja ka ndodhur në komunën Caravaggio, ku i riu pasi dëmtoi xhamat e makinave u largua. Banorë të zonës të shqetësuar nga zhurma kanë dalë dhe më pas kanë njoftuar policinë.
Dy ekipe të policisë u vunë në ndjekje të shqiptarit, i cili pas arrestimit pavarësisht se ishte i dehur pranoi ngjarjen. Policia njoftoi drejtuesit e mjeteve të dëmtuara të cilët bënë një kallëzim, ndërsa i riu shqiptar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al