ITALI/ Bilanci i portierëve në Serinë B, dallon “gardiani” shqiptar









Në përfundim të këtij viti është bërë edhe bilanci i portierëve që mbrojnë kuadratin në Serinë B, italiane. Në botimin e këtyre ditëve “Gazzetta dello Sport” ka publikuar disa statistika të portierëve, duke analizuar edhe rendimentin e tyre deri në këto javë të luajtura.

Elhan Kastrati

Një nga portierët që ka dalluar është edhe Elhan Kastrati, i cili dikur ka mbrojtur edhe portën e skuadrës së Teutës në Kategorinë Superiore. Gardiani shqiptar ka mbajtur të paprekur katërkëndëshin për Cittadella-n, për plot 8 ndeshje pa pësuar asnjë gol.

Të njëjtin numër me të ndan edhe Leandro Chichizola, ndërsa në Serinë A të njëjtat statistika i ka vetëm David Ospina i Napolit që ia ka dalë të mos pësojë gol në tetë ndeshje.

Elhan Kastrati renditet aktualisht me statistika edhe mbi kampionin e botës, legjendën Xhanluixhi Buffon, i cili po bën mjaft mirë në Serinë B me skuadrën e Parmës. Kastrati ka qenë pjesë e ekipit Shpresa të Shqipërisë ku numëron 6 prezenca, por edhe në ekipet e moshave më poshtë.

Gjithashtu, portieri i lindur në Has është grumbulluar vetëm njëherë nga Kombëtarja A në vitin 2018, ku ka qëndruar në stol për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen ai të grumbullohet sërish, sepse po bën vërtet një sezon të mirë të skuadra e Çitadelës, ku përveç statistikave, ka arritur të dalë disa herë edhe lojtari i ndeshjes

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.