Itali, ish-kryeministri Conte synon riformimin e Lëvizjes Pesë Yjet

Ish-kryeministri italian Giuseppe Conte ka në plan të rehabilitojë Lëvizjen Pesë Yjet (M5S) katër muaj pas shembjes së qeverisë së tij.

“Shumë persona më kanë nxitur ta ndërmarr këtë sfidën”, tha Conte.

“Kjo sfidë përbëhet nga një ide shumë e saktë: të rikrijohet Lëvizja Pesë Yje”, shtoi ai.

Conte udhëhehoqi i pavarur një aleancë të qendrës së majtë deri në shembjen e saj në janar.

Ai planifikon të hartojë një statut vlerash dhe parimesh për të sqaruar më tej identitetin e partisë, me qëllim tërheqjen e mbështetësve të ardhshëm.

Partia M5S, forca më e fuqishme në parlament, por aktualisht pa një udhëheqës, është tronditur nga mosmarrëveshjet kohët e fundit mbi një platformë dixhitale të votimit.

Ndërkohë, kandidatë të tjerë po garojnë gjithashtu për të udhëhequr partinë, por pa një qartësi se si do të zgjidhet kjo.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *