Itali/ Ishte duke luajtur me shokët në park, 13-vjeçari goditet nga rryma elektrike dhe bie në koma

itali ishte duke luajtur me shoket ne park 13 vjecari goditet nga rryma elektrike dhe bie ne koma
itali ishte duke luajtur me shoket ne park 13 vjecari goditet nga rryma elektrike dhe bie ne koma

Teksa luante me miqtë e tij në park, një trembëdhjetë vjeçar është goditur nga rryma elektrike e shkaktuar nga një shtyllë ndriçimi në Montenero di Bisaccia në Itali.

Nga mediat italiane mësohet se adoleshenti gjendet në koma dhe se goditja i ka shkaktuar plagë të mëdha.

Rryma elektrike i ka prekur shpatullën, duke i shkaktuar djegie të shkallës së tretë dhe fibrilacion ventrikular.

Djali u shpëtua menjëherë nga punonjësit e shëndetësisë, të cilët falë defibrilatorit dhe masazh të zgjatur të zemrës i shpëtuan jetën.

I transportuar pa ndjenja në dhomën e urgjencës të spitalit San Timoteo në Termoli, ai u intubua dhe u transferua menjëherë në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik të spitalit të Foggias.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e tij cilësohet ende e rëndë.

Shtylla e ndriçimit publik nga ku ka nisur shkarkimi elektrik është çaktivizuar dhe në prani të karabinierëve po kryhet ekspertiza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts