Itali, ishte në arrest shtëpie por shet kokainë në rrugë, arrestohet sërish 35-vjeçari shqiptar

itali ishte ne arrest shtepie por shet kokaine ne rruge arrestohet serish 35 vjecari shqiptar
itali ishte ne arrest shtepie por shet kokaine ne rruge arrestohet serish 35 vjecari shqiptar

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar sërish, këtë herë për shpërndarje dhe trafik droge.

Pikërisht për krime droge ai ishte dënuar dhe i ishte nënshtruar arrestit shtëpiak në shtëpinë e tij në via Malvasia, por mbrëmjen e djeshme policët e komisariatit Santa Viola vunë re lëvizje të çuditshme në godinë.

Disa burra që prisnin para derës së hyrjes, panë 35-vjeçarin, të cilit i ndalohej të dilte nga banesa, teksa i dorëzonte një pako ose një dozë kokaine një burri.

Kur pa oficerët, ai u përpoq të kthehej në shtëpi, por tashmë ai ishte zbuluar. Ai do të gjykohet sërish për shpërndarje droge.

Pak javë më parë u urdhërua burgimi për një shtetas kilian 36-vjeçar, i cili i kishte shpëtuar disa herë arrestit shtëpiak, por me të mbërritur karabinierët humbi mendjen: mori një brisk dhe i shkaktoi vetes plagë të shumta në krahë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts