Itali, një stuhi e fuqishme godet Pantellerian, dy të vdekur, pamje apokaliptike

Një stuhi e furishme ka goditur një ishull të Pantelleria, në Itali, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 9 të tjerëve. Tromba e ajrit, sipas asaj që thonë autoritetet ka shkaktuar shkatërrimin e dhjetëra makinave si dhe dëme të konsiderueshme. Stuhia ka ndodhur në mënyrë të papritur rreth orës 18 të datës 10 shtator, në zonën mes Campobello dhe Cala Cinque Denti.

Tromba e ajrit ka qenë aq e fuqishme sa ka shkaktuar dy viktima, që ishin në bondin e makinave të tyre dhe janë nxjerrë jashtë nga forca e madhe e stuhisë. Bëhet fjalë për një punonjës zjarrfikës 47 vjeç dhe një pensionist 86 vjeçar. Kryebashkiaku e shpalli të shtunën ditë zie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *