Itali/ Plas sherri mes grupeve të të miturve shqiptarë dhe egjiptianë, 20 të rinj përleshen me fikëse zjarri dhe rripa, 7 të plagosur

Një përleshje masive midis një grupi të miturish nga Shqipëria dhe një tjetri nga Egjipti, është regjistruar në qendrën e pritjes në Passo dell’Acquidotto, në lagjen Castelletto të Genovas.

Sipas medias italiane Ansa, shtatë fëmijë kanë mbetur të plagosur, ndërsa nga pjeëmarrësit në këtë përplasje janë identifikuar vetëm 10 prej të rinjve.

Karabinierët rikonstruktuan ngjarjen pas ndërhyrjes së menjëhershme, duke arritur në përfundimin se një grup shqiptarësh dhe një egjiptian e magrebian janë përballur me rripa, fikëse zjarri dhe hekura.

Në përleshje janë përfshirë të paktën 20 të rinj, ndërsa disa banorë që dëgjuan britma dhe zhurma kanë alarmuar policinë.

Një pjesë e godinës u evakuua pasi u pushtua nga pluhuri i fikëseve të zjarrit që përdornin djemtë për t’u përballur me njëri-tjetrin. Në përleshje të rinjtë kanë thyer xhamat dhe kanë goditur me shkelma mobiljet dhe dyert.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *