Itali, shembet një karusel fluturues në provincën e Napolit, mes të plagosurve edhe fëmijë

itali shembet nje karusel fluturues ne provincen e napolit mes te plagosurve edhe femije

Provinca e Napolit ka përjetuar momente tmerri mbrëmjen e kaluar, ku një karusel fluturues u shemb tërësisht.

Autoritetet italiane kanë bërë me dije se punonjësit e shëndetësisë dhe karabinierët e Compagnia di Nola kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje duke shpëtuar kështu të gjithë qytetarët që po argëtoheshin në park.

1657528000838 Rainewseffcdaccccdafdfef

Mes të lënduarve gjendej edhe një vajzë 12-vjeçare, e cila është nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, mediat italiane nuk raportojnë të ketë viktima.

Rrëzimi i karuselit fluturues ndodhi kur sapo kishte nisur rrotullimi për t’u ngritur lart dhe  shpejtësia ishte e ulët, krahasuar me maksimalen e fluturimit.

“Çudi që nuk ka pasur viktima”, komentojnë sot banorët e lagjes, duke vëzhguar grumbullin e llamarinave dhe sediljeve të shembura. Karuseli së bashku me lodrat e tjera ishte vendosur pak ditë më parë me rastin e festës së Madonna delle Grazie, “që bëri mrekullinë”, thotë një plakë duke bërë shenjën e kryqit.

1657528076126 Rainewseebcedafacecadbc

Nga ana tjetër, ushtarët e stacionit Palma Campania dhe njësisë hetimore Castello di Cisterna po hetojnë për zbulimin e shkakut të aksidentit, shkruan Rai News.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts